Gazetari: Pas atentatit në Rinas, kaloi një delegacion zyrtar

Ekzekutimi me breshëri plumbash në Rinas, po trondit vendin. Gazetari Igli Çelmeta bëri të ditur se dy minuta pas atentatit ku u vra Gilmando Dani, në vendin e ngjarjes ka kaluar një delegacion zyrtar.

“Dy minuta pas ngjarjes së rëndë para makinës së bërë shoshë nga plumbat ka kaluar edhe një delegacion zyrtar”, raportoi Çelmeta. Si në një skenë filmi mafioz, Çelmeta shpjegoi të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe tha se autorët ishin të maskuar me uniforma të ngjashme me ato të FNSH-së.

”Autorët parkohen me bllokazh dhe presin momentin kur vjen automjeti i viktimës. Agresorët janë të maskuar dhe kanë uniforma të ngjashme me ato të FNSH-së për të mos u ndaluar nga patrullat e policisë dhe pse kanë qëndruar disa minuta me bllokazh në Rinas. Kanë përshkruar një rrugë prej 12.6 km pa u ndaluar nga asnjë patrullë policie. Ka dyshime që ky grup kriminal ka kryer disa vrasje. Dyshohet për vrasës me pagesë”. Sipas tij nga komunikimet me policinë spanjolle rezulton se plani për ekzekutimin e Danit ka nisur që në 7 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?