Gazetari Qyno: Martinaj nuk është i kalibrit që mund të rrëmbehet, apo dhe vritet

Është vrarë, apo është gjallë? I lirë, apo e kanë rrëmbyer? Asnjë prej këtyre pikëpyetjeve nuk ka marrë përgjigje deri më tani.

Gazetari Elton Qyno komentoi lajmet që po qarkullojnë rreth Ervis Martinajt. Qyno tha se nuk ka pasur një motiv për zhdukjen apo rrëmbimin e Martinaj, pasi një veprim i tillë kundrejt tij është shumë i vështirë.

“Ka qenë xhaxhai i tij që ka bërë një denoncim për zhdukjen e Martinajt. Nuk besoj se kemi një motivim për zhdukjen e tij, sepse nuk është në kalibrin që mund të rrëmbehej apo dhe të vritet, por përpos se mund të dorëzohej. Ka thashetheme që mund të jetë rrëmbyer ose vrarë, por personalisht nuk e mendoj kështu. Shteti duhet ta hetojë deri në fund një gjë të tillë ose të shkojë dhe ta arrestojë”, tha ai.

Mbrëmjen e djeshme u arrestua Jeton Lami, agjent i Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar të shumëkërkuarin.

SHKARKO APP