Gjana sulmon kryetarin e PD Kukës: Qyteti ishte një katrahurë, sot i bukur dhe model
Kronikë E Martë, 28 Qershor 2022 16:20
Nga Granit Gjana
I paska ardhë goja dhe kryetarit të nongratave në Kukës(kandidat në tentativë) që flet si “Miza në Qyp”.
Kuksianët po e shohin çdo ditë punën dhe ndryshimin,që po ndodh dhe vetëm një i verbër dhe miop, si puna juaj nuk i shikon ose nuk do t’i shikoj,sepse kukësi para 3 vitesh ka qenë një katrahurë në çdo drejtim.
Admir,je shumë larg për të bërë beteja dhe për të kuptuar se si punohet ,pasi puna nuk bëhet part -time nga Tirana, apo me telekomandim siç të kanë kurdisur ty.
Mund të marrësh vesh nga mjekësia, (sidomos për ato ekspertizat mjeko-ligjore qëndis shumë mirë),por se ke as haberin nga punët publike dhe shërbimet që bën bashkia.
Duke fol si “Miza në Qyp” do e nxjerrësh fytyrën e vërtetë dhe do të njohin mirë se kush je dhe sa hap ke për të bërë punë.
Por t’u djeg shumë shpejt filmi që kishit menduar se do krijonit një tymnajë duke abuzuar dhe duke fut në panik qytetarët kuksian,pasi sot ju plasi e vërteta në sy ,apo ju verbon e vërteta?