Gjendet i vdekur një shqiptar në Spanjë në një “shtëpi bari”

Autoritetet spanjolle janë duke hetuar vdekjen e një shqiptari i cili u gjet i pajetë brenda një plantacioni kanabisi në Mont-roig del Camp, pranë Katalunjës.

Sipas mediave vendase autoritetet besojnë se shqiptari ishte përgjegjës për bimët e kanabisit, pranë të cilave u gjet i vdekur, i rrethuar nga një pellg gjaku dhe me një tub gazi në gojë.

Sipas mediave spanjolle duke qenë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ekspertët mjeko-ligjorë e kanë trajtuar vdekjen e tij si vetëvrasje deri më tani, por kanë lënë të hapur mundësitë duke vijuar hetimin e rrethanave,

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtëpinë ku ndodhej plantacioni i kanabisit nuk janë gjetur bimët e prera, por vetëm mbetjet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?