Gjendet një trup i pajetë në Durrës, detajet e para
Një 60-vjeçare nga Tirana është gjetur e pajetë në bregdetin e Durrësit.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thekson se dyshohet se ajo ka humbur jetën teksa po lahej në plazhin e Durrësit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.