Gjermania lëshon mbi 100 mijë viza për bashkim familjar, shqiptarët mes aplikuesve kryesorë

Pavarësisht shtrëngimit të politikave të emigracionit nga qeveria e koalicionit CDU/CSU dhe Socialdemokratët në Berlin, Gjermania ka lëshuar gjatë këtij viti më shumë se 100 mijë viza për bashkim familjar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane, deri në fund të muajit nëntor janë dhënë gjithsej 101.756 viza për pesë kombësitë me numrin më të lartë të aplikimeve. Numrin më të madh të vizave e përfitojnë qytetarët turq (14.907) dhe sirianët (13.148), të ndjekur nga shtetasit indianë (9.286), Kosova (7.143) dhe Shqipëria (4.426).

E drejta e bashkimit familjar në Gjermani vlen kryesisht për familjen bazë, përfshirë bashkëshortët dhe fëmijët e mitur. Megjithatë, ekzistojnë përjashtime për raste të veçanta dhe, pas reformës së miratuar në mars 2024, kjo e drejtë është zgjeruar edhe për prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar me nivel të lartë, të cilët mund të sigurojnë vetë jetesën e familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në korrik, qeveria gjermane vendosi pezullimin për dy vite të ribashkimit familjar për personat me status mbrojtjeje të kufizuar, duke lejuar përjashtime vetëm në raste të vështira.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?