Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici për pafajësi. Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale ”shpërdorim detyre” dhe ”korrupsion pasiv”. Ai u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për ”korrupsion aktiv”. Në 19 maj të këtij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 6 muajsh në masën ”arrest në shtëpi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?