Gjykata e Posaçme lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për policin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u përfshi në hetimet e SPAK mbi klanet e mafias shqiptare që trafikonin drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku trupi gjykues konfirmoi masën e arrestit të dhënë më parë në mungesë. Hetimet zbuluan se Haxhiaj, gjatë shërbimit në Forcat Operacionale, kishte nxjerrë sekretet hetimore dhe ishte korruptuar nga anëtarë të grupit kriminal, duke u vënë në shërbim të tyre.

Oficeri akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa lidhja e tij me grupin kriminal u evidentua gjatë aksionit të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?