Gjykata jep dënimin: Ja me sa vite burg dënohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e viktimës pas krimit të 26 marsit.

Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz një dënim me kusht, ndërkohë që seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.

Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. Flamur Sula, babai i Ilaria Sulës, e quajti vendimin “të padrejtë” dhe theksoi zhgënjimin e madh që ndjeu për mënyrën sesi u zhvillua gjyqi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për ne, kjo nuk është drejtësi. Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime, që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtësi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, duke nxjerrë në pah shqetësimet për mënyrën si trajtohen rastet e ndërlidhura me krimet e dhunshme dhe përfshirjen e të afërmve të autorëve në mbulimin e krimeve.

Seanca e ardhshme e gjyqit të Mark Samsonit pritet të sjellë detaje të reja mbi ngjarjen tragjike dhe të vendosë mbi përgjegjësinë e tij për vrasjen e Ilaria Sulës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?