Gjykata lë në burg Dorjan Keqin, 40-vjeçari mohon akuzat për vrasjen e Saimir Jakut

Dorjan Keqi i akuzuar për vrasjen e ish-drejtorit të OST, Sajmir Jaku në vitin 2016, sot doli para trupit gjykues për të marrë masën e sigurisë, që u vendos ajo ”arrest me burg”.

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen në ngjarjen e ndodhur në qendër të Rrëshenit, ndërsa ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit. Avokati ka qenë caktuar nga shteti ndërsa në gjykata nuk ka qenë asnjë nga familjarët.

Dorjan Keqi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë.

SHKARKO APP