”Hapni kamerat”, vrau fqinjin për tokën, Manellari: E bëra për vetëmbrojtje

Këtë të martë u mbajt seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Fatmir Manellarit, i cili në datë 7 shtator të këtij viti vrau bashkëfshatarin e tij Safet Hyskollari për konflikt kufiri të pronave.

Gjykata vendosi të lërë në burg Manellarin, i cili gjatë seancës dha versionin e tij për ngjarjen. Viktima ishte rikthyer në fshat pasi kishte jetuar për dy dekada në SHBA. Por siç edhe rezultoi, konflikti mes palëve nuk ishte shuar.

“Nuk e kam bërë vrasjen me dashje. Janë kamerat, ai më sulmoi unë jam vetëmbrojtur. Ai më goditi me gur i pari në kurriz. Ai, pasi më goditi me gur ka shkuar të marrë letra në banesë ndërkohë e shoqja ka thirrur duke i thënë “vraje atë”.

Unë jam vetëmbrojtur. Ai më ka goditur i pari. Kjo vërtetohet nga kamerat. Nuk kam pasur thikë, por aty kam gjetur një drapër të vjetër. Ai në këtë kohë më ka kapur në njërën dorë dhe në këtë moment më janë errur sytë”, citohet të ketë thënë autori.

SHKARKO APP