Heshtja për Ervis Martinajn! Kush fitoi? Policia ende nuk flet

Historia më mediatike e verës, që mbajti të mbërthyer publikun, politikën dhe median për disa muaj, është padyshim ajo në gusht. Zhdukja misterioze e personazhit më të kërkuar nga Policia, e të “fortit” Ervis Martinaj.

Por sot, kur u bënë më shumë se 3 muaj nga denoncimi i humbjes së kontakteve me të nga ana e familjara, nuk po flitet më për të, pas shumë informacioneve dhe detajeve nga jeta personale e tij, ndoshta edhe të pavërteta.

Sot ende Policia nuk ka folur, se a është gjallë apo i vdekur Martinaj. Si u zhduk bosi i lojërave të fatit? Por që për ironi, fati i tij është një lojë që nuk dihet se kush e fitoi, ai apo kundërshtarët?

Policia po punon me grupe mikse lidhur me hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Deklarata u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pak javë më parë, i cili ishte sërish pa përgjigje mbi fatin e të zhdukurit, ndërsa shtoi se hetimi udhëhiqet nga prokuroria.

Kjo heshtje është e çuditshme. Por çuditë në vendin tonë janë të zakonshme, çuditë zgjasin 3 ditë ose 3 muaj. Policia ende nuk flet.

SHKARKO APP