Hetimet për at*ntatin zgjerohen, autorët përdorën disa mjete në vendngjarje
Hetimet për atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Mustafa Sheqeri po marrin një tjetër drejtim. Policia ka dyshime të forta se autorët nuk kanë vepruar vetëm me një mjet, por me të paktën dy ose më shumë automjete të organizuara në role të ndryshme.
Kështu po verifikon intensivisht një sërë automjetesh që janë kapur nga kamerat e sigurisë në disa pika kyçe, te rrethi i Rinasit, në parkingun e aeroportit, përgjatë perimetrit ku ndodhi atentati, si edhe në rrugët hyrëse dhe dalëse shumë pranë aeroportit.
Hetuesit dyshojnë se grupi kriminal ka qenë i strukturuar mirë, duke përdorur makina të ndryshme për të kryer role të veçanta. Ndërsa ekzekutorët udhëtonin me mjetin tip “Toyota”, të tjerët dyshohet se kryenin funksionet e vëzhguesve, informatorëve, koordinatorëve të lëvizjeve dhe monitorimit të itinerarit të Gilmando Danit.
Në duart e grupit hetimor ndodhen tani qindra orë filmime nga kamerat e sigurisë, të cilat po analizohen një e nga një. Çdo automjet që shfaqet i dyshimtë për nga lëvizjet, ndalesat apo prania e pazakontë pranë zonës së atentatit, po i nënshtrohet verifikimeve të imta.
KOHA JONË SONDAZH

