Hetimi për ndotjen në Metalurgjik, Gjykata e Elbasanit liron 16 të arrestuarit

Gjykata e Elbasanit liron 16 të arrestuarit të operacionit Metalurgjiku duke e cilësuar arrestin të paligjshëm. Seanca maratonë zgjati më shumë se 7 orë për shkak të numrit të madh të personave por edhe pranisë së shtetasve të huaj për të cilët kërkohen përkthyes të licensuar. 16 persona 9 prej të cilëve të huaj përfunduan në pranga në Elbasan pasi kryen krime kundër mjedisit.

Pas ankesës së banorëve të zonës së Bradasheshit, policia dhe prokuroria Elbasan bashke me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, zbuluan se dy biznese të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, në lidhje me ferro kromin dhe Ferro Aliazheve konkretisht CCAlb dhe GSA Ferrokrom kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën.

Nga kontrolli në terren u konstatua se kompania GSA Ferrokrom nuk trajtonte dhe nuk dërgonte në asnjë operator të licencuar mbetjet e hirit nga sistemi i Pluhur kapjes. Ndërsa kompania CC ALB nuk respektonte kriteret për riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këto shkelje kompanive me administrator Ilir Londo dhe Ergis Flaga iu pezullua aktiviteti dhe u gjobiten me gjobë 10 dhe 3 mln lekë të rinj Në pranga përveç administratorëve ranë edhe drejtorë prodhimi; inxhinierë/drejtues teknik; përgjegjës turni/operator furre/punëtor. Nën përgjegjësi penale u vendos edhe shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?