Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak, i riu thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja

Mbledhja e së hënës e Këshillit Bashkiak të Vlorës u shoqërua me një moment tensioni. Dy të rinj hynë me forcë në sallë në shenjë revolte për vonesat prej 5 vitesh në procesin e shpronësimit të banesës së tyre. Njëri prej tyre, David Danaj, sqaroi më pas se veprimi i tij erdhi pasi i ishin prishur dy shtëpi një muaj më parë dhe ende nuk kishte marrë dëmshpërblim, pavarësisht premtimeve.

”Kishin një muaj që më zvarrisnin. Unë isha nisur për në Bashki, por më thanë që ishte duke u mbajtur mbledhja e Këshillit Bashkiak. Më kishte plasur shpirti. Këta kanë përdhosur pronën time, familjen time. Më prishën dy shtëpi dhe ende nuk kam marrë asnjë lekë. I bëj thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre kundër këtij sistemi”,-thotë i riu.

Danaj shton edhe se pas incidentit u shoqërua nga policia, por pa probleme, duke theksuar se nuk kishte ofenduar apo kërcënuar askënd. I pyetur për guximin e këtij veprimi, ai tha se ishte frymëzuar nga protestat në Paris. ”Atje ndjeva një lirim shpirtëror. Këtu shteti është në gjumë, sistemi është radikal. Të gjithë kanë frikë. Unë prisja që dikush të dilte e të më sqaronte, por kryetari më solli policinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?