Hyri për të vjedhur një banesë, shqiptari e pëson keq në Itali nga banorët e zonës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Arnad të veri-perëndimit të Italisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje me banorë të zonës gjatë një tentative vjedhjeje më 5 dhjetor. Sipas mediave italiane, burri u godit me një mjet të mprehtë, dyshohet me një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.

Karabinierët ndërhynë menjëherë në vendngjarje, arrestuan të dyshuarin dhe sekuestruan sendet e vjedhura, përfshirë 500 euro në para, bizhuteri dhe një çantë, me vlerë të përbashkët rreth 5 mijë euro. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij arriti t’i shmangej kapjes duke u futur në zonën pyjore përreth.

Hetimet paraprake treguan se autorët kishin hyrë në banesë duke thyer me forcë një derë me rrjetë, ndërsa pak më parë në të njëjtën zonë ishte raportuar edhe një tentativë tjetër vjedhjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

I arrestuari po trajtohet në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë nën kujdes mjekësor deri sa gjendja e tij të stabilizohet për t’u transferuar në paraburgim. Ndërkohë, Karabinierët e Châtillon/Saint-Vincent po vijojnë hetimet për identifikimin e personave që ndërhynë dhe e sulmuan të dyshuarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?