I mituri aksidenton për vdekje 73-vjeçarin

Një aksident fatal është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Një 17-vjeçar që drejtonte një Benz pa patentë ka përplasur për vdekje një 73 vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.

“Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B.K, 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia

SHKARKO APP