I plagosuri në atentatin në Milot, lidhja me të ekzekutuarin në masakrën e Fushë-Krujës

Në atentatin në Milot, u vra 28-vjeçari Klisman Tuçi (Preçi) dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi, ku i fundit rezultonte i njohur me Brilant Martinajn, i cili u ekzekutua një javë më parë në masakrën e Fushë-Krujës.

Grupi hetimor ka vijuar punën gjatë gjithë natës së kaluar, ku ka shoqëruar deri më tani 12 persona, që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Janë kontrolluar dhe administruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit, ku ka ndodhur ngjarja, si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar.

Për hetimin e ngjarjes, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ku po aplikohen e përdoren teknikat dhe metodat speciale te hetimit.

SHKARKO APP