I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me mbi gjysmë kilogrami kokainë

Një i ri është kapur në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar një pako me kokainë, me qëllim për ta shitur në doza në zonat e Yzberishtit, Kasharit dhe “Ali Demi”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trekëndëshi” është vënë në pranga shtetasi Behar Sorra, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi Behar Sorra. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.” – thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet raportojnë se kanë sekuestruar pakon me 564 gramë lëndë narkotike kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?