I vendoset eksploziv një makine në Selitë të Vogël, policia jep detajet
Një incident është shënuar rreth orës 03:20 në zonën e Selitës së Vogël në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
KOHA JONË SONDAZH

