I vranë të birin në 2019, e ëma kërkon drejtësi: Gjyqtari theu etikën, kërkoi prezencën e viktimës në gjyq

Kur kanë kaluar 3 vite e gjysmë nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësia për këtë ngjarje. Në 12 gusht të vitit 2019, 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.

Dukate Selimi, nëna e Florian Selimit endet nëpër gjyqe për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Edhe pse çështja ka shkuar për gjykim, ajo flet me rezerva për trupën gjykuese dhe se janë shtyrë qëllimisht 10 seanca gjyqësore.

Ajo ka pretenduar se në sallën e gjyqit e ulin afër të dyshuarve për vrasjen e djalit dhe se kur i ka kërkuar gjyqtarit Alfred Konomi një kopje të raportit mjekësor të gjyqtares Olkeda Manellari e cila mungonte dhe shtyhej seanca, gjyqtari e ka përzënë nga salla e gjyqit duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë.

SHKARKO APP