I zhdukuri Ervis Martinajn, hetohet për rrëmbim
Pas denoncimit në Policinë e Kurbinit nga familja e Ervis Martinajt, të cilët thonë se kanë disa ditë pa kontaktuar me të, Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimin. Kjo për akuzën e rrëmbimit. Dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia.
Prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa. Por në rastin konkret policia veç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj, nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen.
Ervis Martinaj është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit dy të Bandës së Durrësit.
A është me të vërtetë i zhdukur një person që kërkohet nga Policia? Pikëpyetjet janë të shumta, por pistat jo të Polciisë janë tre. Martinaj me të vërtetë është në drejtim të paditur, 2-rivalët e kanë gjetur, ose 3-është një inskenim që personazhi të humbasë nga sytë e policisë dhe të rivalëve. Të vërtetën do ta zbulojë koha.