Ilir Meta: Shqiptarët po ikin sepse Rama është armiku kryesor i lirive të tyre
“Eksodi masiv i të rinjve tanë tërheq vëmendjen edhe të Forbes.
Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!
Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje.
Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet!“, shkruan kreu i Partisë së Lirisë në një postim në rrjetet sociale.