Instagram brenda në burg, nisin hetimet për dy vëllezërit Cala

Tre muaj mbasi Klement dhe Eldi Cala u mbyllën në ”41biss”, prokuroria i ka dorëzuar dy vëllezërit si të pandehur në Gjykatën e Tiranës, për futjen e sendeve të ndaluara.

Tre telefonat celularë u zbuluan nga forcat operacionale të DAP. Secili telefon posedonte rrjete sociale si Instagram. Dyshimet nga prokurorja janë se këto sende janë futur përmes punonjësve të policisë. Prokuroria ka veçuar hetimet për shpërdorim detyre për oficerët e policisë së burgut 313, mbasi ende nuk ka siguruar prova ndonëse disa policë janë përgjuaer. hetimet për ta do të vijojnë

Vëllezërit Cala kanë këmbëngulur në mbyllje të hetimeve se i gjetën telefonat në ambientet e përbashkëta të dusheve, të fshehura në një kuti shampoje. Kompanitë telefonike kanë kthyer përgjigjje se numrat u përkisnin dy qytetarëve

Vajzat nën emrin e të cilave ishin të regjistruar numrat, dëshmojnë se nuk njohin asnjërin nga të burgosurit dhe se nuk kanë qenë asnjëherë në burg.

SHKARKO APP