Ish-dhëndri i vrau vajzën dhe djalin, gjyshja: 3 vajzat kanë një pension prej 9 mijë lekë

Esmeralda Filopati është viktimë e dhunës. Motër e vëlla u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë në Rrëshen nga ish-bashkëshorti i 33-vjeçares. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 shkurt 2020, ku Fatmir Kolecaj qëlloi me armë zjarri Esmeraldën dhe Vledison Filopatin. Tri vajzat e mitura kanë parë të gjithë skenën.

E ëma e Esmeraldës, Nusha Filopati, thotë se ”Më vrau vajzën dhe djalin në derë të shtëpisë ndërsa tre engjëjt prisnin nënën që të kthehej nga puna. Dola në oborr se mendova mos po shpërthenin fishekzjarrë dhe pashë dy fëmijët e mi të shtrirë në oborr pa i pasur borxh askujt”, tha për ”Euronews Albania”.

Tri vajzat e mitura që po rriten jetime dhe kanë nevojë për trajtim psikologjik. Gjyshja thotë se vajza e madhe që sot është 12-vjeç ka përjetuar dhunën ndaj nënës së saj deri tek vrasja e saj. Ndërsa vajza e vogël është 7 vjeçe. Nusha Filopati thotë se vajzat kanë një pension prej 9 mijë lekë secila dhe 15 mijë lekë për djali që ka kujdestarinë e tyre.

SHKARKO APP