Ishte duke u larë në det, mbytet në plazhin e Zvërnecit një 45-vjeçar

Ditën e sotme një 45-vjeçar me iniciale E.B nga Korça, në Plazhin e Zvërnecit është mbytur aksidentalisht në det.

“Më datë 06.09.2022, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton Policia.

SHKARKO APP