Jeta përtej uniformës e policit hero që shpëtoi 4 persona, Mustaj: Bëj vetëm mirë në jetë

Efektivi 26-vjeçar Klajdi Mustaj, i cili shpëtoi personat në një automjet që u aksidentua në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier dhe rrezikoi të shpërthente në flakë, ka një histori familjare të mbushur me vepra të mira. Rrethuar nga dashuria e gjyshërve, nuk zhgënjeu. Gjyshi nga babai me gradën kapiten i parë në prapavijën e Ministrisë së Brendshme. Gjyshi nga nëna gjeneral. Të dy i kishin mësuar të bëjë vetëm mirë në jetë. Kur nevoja e deshi, Klajdi Mustaj, sot 26-vjeçar, e vuri në zbatim.

“Nuk ishte rastësisht, është edukuar në një me një frymë të tillë që të bëjë vetëm të mirë në jetë”, tregon babai i tij, Meçan Mustaj. Ishte 8 gusht kur Qafa e Koshovicës në Fier një automjet i aksidentuar rrezikonte të shpërthente në flakë. Ndërhyri menjëherë, dhe i mori në krah 4 të lënduarit për t’i nxjerrë në anën tjetër të rrugës. Ky gjest heroik, nuk mund të mos i jepte ndjenjën më të madhe të krenarisë, babait të tij. Meçan Mustaj, 58-vjeç e mori vësh kështu lajmin për të birin:

“Kemi një restorant që e kemi marrë me qira në Zvrnecë dhe atje e morëm vesh nëpërmjet telefonave. E kujtoj atë moment dhe jam shumë, çfarë të them, i tensionuar, se edhe mund të kishte humbur jetën edhe djali im atje që u hodh në mes flakëve, që vuajti për të shpëtuar”, kujton Babai i Klajdi Mustaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akti heroik i policit Klajdi Mustaj u vlerësua nga Kryeministri Edi Rama, i cili e dekoroi me të gjithë heronjtë e verës, të cilët luftuan kundër zjarreve. Ai mori nga Policia e Shtetit një bursë falas për në Akademinë e Policisë në Turqi. Aktin e Klajdit e vlerësoi sërish kryepolici Ilir Proda. “Ajo që Klajdi bëri dhe që ne e pamë në sytë e një kamera amatore ishte një veprim i cili nuk mësohet në asnjë trajnim në botë. Ai është një veprim hyjnor që vjen së brendshmi”, theksoi Proda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?