Ka kryer 19 vjedhje, Sula nga Rrogozhina ikte me autobus në Sarandë. Shkonte në vende me turistë
Kronikë E Hënë, 29 Gusht 2022 12:56
Në pranga nga Policia është vënë një 45-vjeçar. Ben Sula nga Rrogozhina u arrestua në Sarandë për vjedhje, kryesisht në ambiente ku qëndronin turistët. Ai dyshohet për 22 vjedhje, nga këto 19 të pohuara nga ai vetë. “Kisha borxhe, isha i detyruar. Vidhja dhe ikja në Rrogozhinë, paguaja borxhet dhe kthehesha sërish”. Kjo është dëshmia që autori ka dhënë para grupit hetimor. Ai jetonte në Sarandë vinte dhe ikte me autobus.