“Ka prirje të radikalizmit fetar”, SPAK kërkon 4.5 vite burg për Ibrahim El Salih

SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite e 5 muaj burgim për të pandehurin Ibrahim El Salih (Lekica), i cili akuzohen për veprën penale të “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandes për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

SPAK e ka mbështetur pretencën e dhënë në GJKKO për shkrimet e publikuara nga Salih në rrjetin e tij social të “Facebook”, në të cilat shfaqte mendimet e tij pro ISIS dhe luftës së xhihadit. Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur i penduar për postimet e bëra në rrjetet e tij sociale dhe nuk i ka konsideruar ato si propagandë apo për të nxitur akte terroriste.

Ibrahim El Salih u arrestua më 24 maj 2022. I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Por nëse shpallet fajtor sipas kërkesës së Prokurorisë, Lekica do të përfitojë edhe ulje të dënimit, pasi më herët gjykata i pranoi atij kërkesën për t’u gjykuar me procedurë të shkurtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?