Kamioni përplaset me Toyotën në Lezhë-Shkodër, një i plagosur dhe trafik i rënduar

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private.

Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”, ndërsa si pasojë e përplasjes është lënduar një person.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në një orar me qarkullim të dendur, për shkak të dërgimit të fëmijëve në shkollë, çka e bën këtë segment rrugor veçanërisht të ngarkuar dhe me ndërprerje të shpeshta të trafikut për shkak të hyrje-daljeve nga rrugica e shkollës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?