Kanosën me armë një person, shpallen në kërkim dy autorët në Kurbin

Dy persona janë shpallur në kërkim në Kurbin pasi kërcënuan me armë një qytetar tjetër pas një konflikti për motive të dobëta.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia” në Mamurras ku P. N. dhe R. Gj., kanë kanosur qytetarin me iniciale Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Shërbimet e Policisë Kurbin kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?