Kanosi shefin e qarkullimit, AMP nis hetimin për punonjësin e Gardës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka nisur hetimet për punonjësin e gardës Mateo Ademi, i cili ka kanosur për shkak të detyrës shefin e sektorit të trafikut urban dhe interurban të Elbasanit Besmir Likaj.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor M.A., i dyshuar për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

Pas kallëzimit të shtetasit B.L., i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u kryen veprimet e para hetimore nga ku rezultoi se punonjësi i Gardës së Republikës për motive të dobëta ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?