Kapet kamioni me drogë nga Shqipëria në Stamboll, arrestohet shoferi shqiptar

Kapet një kamion me drogë në Stamboll që vinte nga Shqipëria. Mediat turke shkruajnë se pas konstatimit në kufi se kishte drogë, kamioni u mbajt nën vëzhgim për të evituar kalimin e ngarkesës në një mjet tjetër.

Pas udhëzimit, ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën kërkimin për kamionin TIR duke kryer një operacion.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 122 kilogramë drogë të fshehura në dyshemenë e tij. Nga ana e policisë turke është ndaluar drejtuesi i kamionit, shqiptari F.Ferko.

SHKARKO APP