Kapet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik

Përmes një njoftimi të bërë publik në mediat socliale, Policia e Shtetit bën me dije se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Final”, duke kapur dhe arrestuar në zonën e Kombinatit shtetasin Denis Trungu, 37 vjeç, banues në Tiranë.


Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar dhe të koordinuar në terren.

Shtetasi i arrestuar ishte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata, me 7 vite burgim për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, si dhe kishte precedentë të mëparshëm për vepra të tjera penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në ndjekjen e personave të shpallur në kërkim, duke vepruar me vendosmëri dhe profesionalizëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?