Kapet në Spanjë 49-vjeçari shqiptar nga Fieri, rezulton i dënuar për drogë

Në Spanjë kapet 49-vjeçari shqiptar Istref Mata, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër me 6 vjet burg për kultivim narkotikësh.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike.

Pas arrestimit, pritet të kryhet edhe ekstradimi i këtij shtetasi drejt vendit tonë për plotësimin e vuajtjes së dënimit.

SHKARKO APP