Kapri: S’ka më asnjë dyshim, Rama ka nisur betejë për të luftuar SPAK dhe GJKKO
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri flet për vendimin e Kushtetueses për Ballukun, ku e ka cilësuar antikombëtare pasi i ka shkaktuar një dëm të madh vendit. Sipas tij, Belinda Balluku ka mbaruar punë, por Ramës i duhet ky precedent që të mbrojë veten e vet nesër.
Pjesë nga fjala
Me këtë vendim u tha gjithë shqiptarëve se edhe mund të kapesh duke manipuluar me miliona euro, ti mund të rrish në qeveri. Gjithë ky presion i madh që është bërë edhe nga kryeministri, tregon që Rama gjithë këtë presion e bën për veten e vet. Belinda Balluku ka mbaruar punë. Atij i duhet ky precedent që të mbrojë veten e vet nesër. SPAK ka shkuar në paradhomën e tij.
Nisur nga ky presion Rama pret që nesër kjo të mos ndodhë që nesër të mos kërkohet pezullimi i tij. Ka nisur betejë e madhe për të goditur SPAK. Belinda Balluku ka mbaruar punë, ajo është zhdukur nga skena politike. Nisur nga ky presion, Rama ka kërkuar të marrë garanci për veten e tij.
Tani nuk ka më dyshim, ka nisur një betejë për të luftuar SPAK dhe GJKKO. Por pyetja është se përse e krijuam SPAK. Ne e krijuam që të vendosnim Ballukun, Ahmetajn, para drejtësisë. Kushtetuesja i ka bërë një dëm të madh vendit, është një vendim antikombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

