Kasandër Noga, mes krimeve dhe hasmërive

Kasandër Noga dyshohet se është porositësi i ngjarjes së ndodhur më 4 janar 2022, ku u vra Erjon Çela dhe u plagosën katër të tjerë.

Vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj kanë rrëfyer se ka qenë vetë Kasandër Noga ai që dha urdhrin për sulmin e ndodhur në Don Bosko të Tiranës. Noga ndodhet i arrestuar në Belgjikë për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë.

Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut. Vëllai i tij, Geron Hasanbelliu është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013, është bërë pasi Gjykata e Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?