Këlliçi tregon strategjinë e re: Mur turpi për patronazhistët dhe spiunat dylekësha

Belind Këlliçi prezanton një strategji kundër patronazhistëve. Ai zbuloi se do të përgatitet një portal ku do të shfaqen me emër e mbiemër të gjithë patronazhistët, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë një vend pune në shtet dhe nuk shkojnë asnjëherë, pasi misioni i vetëm i tyre është që të mbledhin 20 vota në ditën e zgjedhjeve.

”Do të nxjerrim emrat e të gjithëve. Do të bëjmë një portal për një mur turpi për patronazhistët. Nuk ka administrator që nuk është kthyer në patronazhist. Do nxjerrim një mur turpi për spiunët dylekësha që thonë me kë e pi kafen ky, kë takon ky.

Do të duhet të goditet demaskimi publik i çdo identiteti të këtyre njerëzve që shkojnë në punë për të garantuar 20 vota për PS ditën e zgjedhjeve. Nuk ka diferencë mes gomarit, Erion Veliajt dhe Manastirliu, pasi sistemin e garanton Edi Rama. Është ai që ushqen makinerinë e vjedhjes së votave, parave publike për të vjedhur vota, me tenderë, koncensione”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?