Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Karamuço: Kishte urgjencë pas vendimit të Kushtetueses
SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, ku sot i ka kërkuar Kuvendit që ti heqi imunitetin. Në shkresën e firmosur nga Altin Dumani, i cili e mbyll mandatin me një goditje të fortë, kërkohet zëvendësimi i masës nga ajo e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe pezullimit nga detyra në heqje lirie, pra arrestim.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se kjo kërkesë vjen në formën e urgjencës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta kthyer në detyrë zv/kryeministren.
“Gërmo, gjej prova, krijo fraksion, bëj kërkesë. Prandaj kemi aq shumë fraksione në shumë prej dosjeve, sepse vijon ende hetimi. Ky vijim ka nxjerrë episode të tjera, por nga ana tjetër ka pasur një urgjencë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
SPAK-u e gjykoi që ta hiqte nga zyra për të mos dëmtuar prova, por të mos largohej për të mos ikur provat. Në atë institucion, ministrinë që drejton zonja Balluku, ka persona që mund të thirren nesër. Tani është gjetur alternativa që ne e përmendëm dje. Ne nuk e prisnim të ndodhte kaq shpejtë”, tha ndër të tjera Karamuço.
KOHA JONË SONDAZH

