Komike, por edhe e rëndë. Vidhte bizneset me pistoletë lodër, arrestohet 28-vjeçari (VIDEO)

Vjedhja me armë është një krim i rëndë, por në Durrës është kthyer në komike. Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili vidhte me dhunë duke përdorur një pistoletë lodër, biznese të ndryshme në qytetin bregdetar. Më datë 17 korrik i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë. Kurse më datë 18 korrik, në një supermarket i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.

SHKARKO APP