Kontrolle të befasishme në burgun e Peqinit, të dënuarit me burgim të përjetshëm i gjendet iPhone 16 në qeli

Pak ditë më parë, më 18 shtator, rreth orës 04:45 të mëngjesit, forcat e sigurisë së IEVP Peqin ushtruan një kontroll të befasishëm me bazë informacioni operativ, ku kapën në flagrancë shtetasin Indrit Shaqja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me pasojë vdekjen në bashkëpunim.

 

Shaqja, i dënuar edhe më parë për futje të sendeve të ndaluara në institucion, iu konstatua një iPhone 16 në qelinë ku qëndron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të ngjarjes, të shtunën më 21 shtator, rreth orës 09:00, u ushtrua një kontroll i plotë në të gjithë ambientet e IEVP Peqin, ku morën pjesë mbi 250 forca sigurie. Gjatë këtij operacioni nuk u evidentuan sende të tjera të jashtëligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?