Operacioni policor “Koordinata” godet në Mirditë kultivuesit e bimëve narkotike

Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociali, bën me dije se në Mirditë, vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Bisakë, një 51-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Bisakë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 22 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
Autori i dyshuar, shtetasi Gj. P., 51 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?