KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli, duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Vendimi për lënien në fuqi të vendimit të KPK për prokurorin u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

Në njoftimin e KPA-së, thuhet se në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?