KPA shkarkon prokuroren Rajmonda Kopaçi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot përfundimisht nga detyra prokuroren Rajmonda Berisha Kopaçi, e cila kishte ankimuar vendimin e vetingut të KPK. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të korrikut 2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurores. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Prokurorja e Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi u shkarkua nga detyra më 3 korrik nga KPK, për probleme të konstatuara për pasurinë.
Në vendimin e arsyetuar të KPK, renditen një sërë barrash prove që i janë kaluar subjektit për mungesën e burimeve të pasurive dhe transaksionet e kryera, për të cilat është konkluduar se ajo ka dështuar të provojë të kundërtën.
KOHA JONË SONDAZH

