Kryebashkiaku i Shkodrës paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur këtë të premte në SPAK. Prokuroria e Posaçme zgjati në Korrik afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës.

Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024.

Më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist. Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor).

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?