Kryebashkiaku Llatja: Një tjetër investim për qytetin, nis projekti “Dua të luaj”
Një tjetër investim i rëndësishëm po merr jetë në qytetin e Elbasanit. Kanë nisur punimet për projektin “Dua të luaj”, një nismë e Bashkisë Elbasan, që po realizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe që synon krijimin e një hapësire moderne dhe funksionale rekreative, në shërbim të të gjitha grupmoshave.
Projekti parashikon ndërtimin e një hapësire prej 22 mijë m², e cila do të përfshijë fushë sportive, kënde lojërash për fëmijë, si dhe ambiente rekreative të gjelbra, të konceptuara për fëmijë, familje dhe të moshuar.
Ky investim, i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është pjesë e vizionit të Bashkisë Elbasan për transformimin e hapësirave publike, promovimin e një stili jetese aktive dhe krijimin e mjediseve të sigurta, të aksesueshme dhe miqësore me mjedisin.
Në lidhje me nisjen e punimeve, Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh se ky projekt është një investim që i shërben drejtpërdrejt komunitetit, duke krijuar hapësira moderne për sport, argëtim dhe relaks, si dhe duke rritur cilësinë e jetës në qytet.
Përmes projekteve të tilla, Bashkia Elbasan vijon angazhimin për t’i dhënë qytetit më shumë gjelbërim, hapësira rekreative dhe mundësi të reja për komunitetin.

KOHA JONË SONDAZH

