Kryeministri Rama: “Gjykata të rikthejë Veliajn, Ogerta drejt Bashkisë”

Gjatë një takimi me qytetarët e Njësisë numër 3, kryeministri Edi Rama komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se ai duhej të ishte personi që të fliste për buxhetin e kryeqytetit.

“Natyrisht që nuk është normale që unë të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e bashkisë. Duhet të ishte kryetari i Bashkisë që të fliste për buxhetin. Situata aktuale është për të ardhur keq, por duhet të shohim përpara,” tha Rama.

Ai shtoi se, pavarësisht arsyes së hetimit, Veliaj nuk ka kryer ndonjë krim të rëndë dhe drejtësia është e pavarur, falë reformave që PS ka ndërmarrë për pavarësinë e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur u ezauruan të gjitha shkallët, ishte normale të mendohej për të ardhmen e qytetit. Prandaj ndërmorëm hapin për të mbajtur zgjedhjet, në mënyrë që Tirana të mos qeverisej nga telekomanda. Qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim. Pavarësisht punës që po bën Anuela, situata nuk mund të vazhdojë kështu. Gjykata Kushtetuese refuzoi mbajtjen e zgjedhjeve, por ne mendojmë se Veliaj duhet të kthehet në detyrë për të normalizuar situatën,” tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri gjithashtu bëri të ditur se Ogerta Manastirliu mbetet kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës:

“Jemi këtu me Ogertën sepse mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet,” u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?