Ku është Ervis Martinaj? Gazetari: Dy dëshmitë që mund të japin të dhëna të reja
Në vend të Ervis Martinajt, Policia gjeti sot armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie, këto në banesën e të shumë kërkuarit dhe xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj.
Gazetari Elkier Bushkolaj e ka cilësuar si të dështuar operacionin e sotëm të policisë, në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt. Për të dy dëshmitë e dhëna së fundmi nga Jeton Lami dhe Klisman Preçi mund të japin të dhëna të reja për fatin e Ervis Marinajt.
“Për hir të së vërtetës, në pamje të parë, nga e gjithë ajo që kemi parë deri më tani, duket sikur Ervis Martinaj u ringjall nga Policia e Shtetit për Krishtlindje. Kjo është së paku ajo që duket në pamje të parë, por edhe këtë herë besoj se ishte një operacion i dështuar.
Kam përshtypjen, këto dëshmitë, e Jeton Lamit, ish-oficerit të Operacionales që ka qenë shoqëruesi i Martinajt, mund të ketë nxjerrë të dhëna të tjera në dritë. Vetëm pak javë më parë, ka dëshmuar edhe Ylli Brahimi, është një personazh i njohur në zonën e Kurbinit që mbeti i plagosur në atentat në Milot, ku u vra edhe shoku i tij, Klisman Preçi. Kam përshtypjen që këto dy dëshmi mund të kenë sjellë të dhëna të reja sa i takon Ervis Martinajt”.