Ku është Ervis Martinaj? Gazetari Hoxha: Duhet ndjekur pasuria e tij. Krijoi një organizatë, pjesë edhe politika

Që prej u deklarua i zhdukur në verën e këtij viti nga familjarët, ende nuk ka informacion se çfarë është bërë dhe ku është Erivs Martinajn. Nëse është gjallë, apo e kanë vrarë, siç tha dje xhaxhi i tij. Për ”Euronews Albania”, gazetari Poli Hoxha tha se Ervis Martinaj kishte krijuar një organizatë, ku ishte përfshirë shteti, policia, krimi financiar dhe politika.

”Kam filluar ta trajtoj me seriozitet pistën e një simulimi, ose më saktë pistën e një inskenimi të vrasjes. Nga ana e Martinajt, por jo vetëm. Unë po them që janë të dyja pistat, kanë fuqi të barabartë hetimi dhe nuk mund të abuzojmë, por nuk mund të themi që është vrarë, siç thonë me bindje xhaxhai dhe shumë kolegët tanë.

Ashtu siç nuk mund t’i vësh pikën që kjo është inskenim. Unë ngul këmbë, nëse do duam të dimë për fatin e Ervis Martinajt, ne nuk duhet të mbetemi te individi, por organizata e Ervis Martinajt, një organizatë tipike, ku është përzier, shteti, policia, krimi financiar, politika”.

SHKARKO APP