Kultivoi dy parcela me bimë narkotike, 39-vjeçari arrestohet në flagrancë nga policia

Një 39-vjeçar në Krujë është arrestuar në flagrancë duke u kujdesur për dy parcela me kanabis në pyllin e fshatit Picrragë.

Raportohet se autoritetet gjetën 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis, për të cilat kujdesej 39-vjeçari D. S.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 2”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?